Vetëm javën e kaluar Shakira dhe Bizarrap publikuan një këngë që, larg polemikave të krijuara nga jeta e dashurisë së këngëtares kolumbiane, Music Session #53 shumë shpejt u bë një nga këngët më të dëgjuara.

E pakënaqur me kaq, ylli i Amerikës Latine tashmë është duke përgatitur këngën e saj të radhës hit dhe gjithashtu në një bashkëpunim memikeshën e saj Karol G.

Kënga e fundit e Shakirës, në të cilën ajo i referohet ish-partnerit të saj Gerard Pique dhe të dashurës së tij aktuale Clara Chia, ka më shumë se 150 milionë klikime në Youtube në vetëm 8 ditë që nga publikimi i saj. Por disa media raportojnë se kolumbianet tashmë janë duke punuar së bashku dhe madje kanë regjistruar një video. Dhe po, do të kishte një mesazh të ri nga Shakira për Pique sërish.

Sipas gazetares Lorena Vazquez, është një këngë shumë fuqizuese melodia e re që Shakira do të ofrojë, në të cilën do të flasë për momentin aktual të jetës së saj. Ajo tha se pak ditë më parë janë parë në Barcelonë duke e incizuar videon në seanca intensive pune. E megjithëse asnjëri nga dy yjet kolumbiane nuk e ka konfirmuar punën e përbashkët që po bëjnë, fansat e të dyjave tashmë e presin me padurim, të emocionuar për atë që ata e quajnë një “fusion perfekt”, në një këngë që do të publikohej në muajt e ardhshëm.

Teksa Shakira vazhdon të faturojë dhe shijojë jetën dhe muzikën e saj pas një viti të komplikuar 2022 pas ndarjes me Piqué, Karol G do të përmbushë një ëndërr, pasi vitin e kaluar ajo dëshironte të bënte një regjistrim me Shakirën, e cila refuzoi me atë rast. Por në atë kohë ajo tha se do të provonte sërish dhe mesa duket tashmë ia ka arritur qëllimit.

“Nëse nesër do të kem një këngë tjetër që ndiej se mund ta bëj me të në zemër, do të trokas përsëri në derë. Nuk jam e mërzitur apo nuk kam ndjenja negative kundër Shakirës,” shpjegoi Karol G në një intervistë për MoluscoTV disa. muaj më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA