Mbrëmjen e kaluar dhe gjatë mëngjesit të sotëm, qarku Lezhë është shoqëruar me reshje dhe stuhi të fortë, duke shkaktuar probleme në disa zona.
Probleme me energjinë elektrike ka në qytetin e Lezhës në lagjen “11 Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja”. Në të dyja këto lagje ka prezencë të lartë të ujit, duke bllokuar banorët që nuk mund të dalin nga pallatet dhe duke vështirësuar qarkullimin në rrugë.
Bizneset në katet e para po qëndrojnë mbyllur për shkak të pranisë së ujit. Mësimi është ndërprerë në disa shkolla të qytetit.
Energjia elektrike mungon dhe në disa fshatra. Shiu vazhdon dhe këtë paradite, kur për disa minuta u shoqërua me breshër të fuqishëm.
Për shkak të daljes së përroi në Manati të njësisë administrative Kolsh ka përmbytur lagjen Kodër Mulliri dhe lagjen Lalm i Ri. Në këtë zonë është parë e arsyeshme evakuimi i 5 familjeve.
Top Channel