Zjarr në kabinën elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit, e gjithë zona mbetet pa energji elektrike
04/10/2026 12:33
Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Si pasojë e zjarrit, pallati dhe zona përreth kanë mbetur pa energji elektrike.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e specialistëve për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.
Top Channel