Anglia vijon pa u ndalur në dëbimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen atje dhe të atyre që kanë përfunduar dënimet në burgjet angleze.

Një zëdhënës i Ministrisë të Brendshme Home Office i tha Top Channel se një avion charter ka sjellë paraditen e të enjtes në Rinas 26 persona.

Mes tyre persona që kishin mbërritur javët e fundit ilegalisht me gomone.

Home Office thotë po ashtu se mes të dëbuarve janë edhe shqiptarë të dënuar për vepra penale si armëmbajtje pa leje, shitje droge të klasit A.

Këta persona ishin dënuar në total me 44 vite burg.

Një ditë më parë ministri për emigracionin Robert Jenrick deklaroi se do të intesifikohet gjetja dhe dëbimi shqiptarëve që kanë  mbërritur apo ndërvite jetojnë në Angli ilegalisht.

Nga një fluturim Londër Tiranë deri më tani, Home Office planifikon shtimin e avionëve dedikuar dëbimit të shqiptarëve.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA