I kushtoi 20 milionë dollarë, Elon Musk fillon gjyqin për postimin e Teslës në Twitter

17/01/2023 20:10

Gjyqi i Elon Musk ka nisur pas postimit që bëri në Twitter, ku pretendoi do të blinte Tesla-n me 72 miliardë dollarë, një gjë e cila u hodh poshtë nga aksionerët.

Ky përgënjeshtrim u hodh poshtë nga bashkëdrejtuesit e Tesla-s, të cilët e paditën për manipulimin e çmimit.

Në vitin 2018, Musk shkroi në Twitter se kishte “siguruar financim” për ta privatizuar prodhuesin e makinave. Megjithatë, financimi nuk u sigurua dhe Tesla nuk u privatizua.

Aksionarët argumentuan se humbën miliarda dollarë për shkak të postimit, pasi çmimi i aksioneve ra me shpejtësi.

CEO i Tesla-s deklaroi se besonte që kishte siguruar koston nga Fondi i Investimeve të Arabisë Saudite dhe nuk kishte kryer mashtrime me letrat.

Nëse juria në San Francisko vendos në favor të aksionerit, Musk mund të urdhërohet të paguajë miliarda dollarë dëmshpërblim.

Ai i ka paguar tashmë 20 milionë dollarë Komisionit të Shkëmbimit të Letrave me Vlerë (SEC) për postimin në Twitter të 7 gushtit, ndërsa Tesla duhej të paguante 20 milionë dollarë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA