Një 32-vjeçar është gjetur i mbytur në fshatin Orizaj në ujërat e lumit Osum.
Viktima me iniciale J. M., banues në Berat, ishte shpallur në kërkim nga familjarët dhe policia mëngjesin e sotëm.
Ai ishte larguar nga banesa e tij që ditën e djeshme, ndërsa ditën e sotme është nxjerrë trupi i pajetë nga uji.
Sipas policisë nga këqyrjet paraprake të të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i plotë:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.
Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.
Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel