Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi i është gjetur në banesë një armë zjarri dhe municion luftarak.

Autori me iniciale A. S., banues në Marikaj, iu gjetën armët pa leje, të cilët u sekuestruan nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë: 

Vorë/ Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Marikaj”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Iu gjetën armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Marikaj”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 56 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA