Shtetasi me nënshtetësi të dyfishtë britaniko-iraniane, Alireza Akbari, është ekzekutuar në Iran, e pohur kjo nga media shtetërore e Republikës Islamike.
Familjes së Akbarit të dënuar me vdekje iu kërkua të shkonte në burgun e tij për një “vizitë përfundimtare” të mërkurën. E shoqja tha se Akbari ishte transferuar në izolim. Londra zyrtare kishite insituar për ndalimin e ekzekutimit dhe lirimin e menjëhershëm të ish-zv/ministrit Iranian të mbrojtjes i cili u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh në favor të britanikëve, gjë të cilën nuk e pranoi kurrë.
Ministria iraniane e inteligjencës e cilësoi Akbarin si njërin prej agjentëve më të rëndësishëm të shërbimit të fshehtë anglez në Iran. Si për ti bërë më bindëse këto pohime, u postua dhe një video e tij ku dukej se rrëfente gjithcka.
Megjithatë dega e BBC në gjuhën perse siguroi një mesazh audio nga Akbari ku pohonte se ishte torturuar cnjerëzisht dhe ishte detyruar të pranonte përpara kamerës krime të cilat nuk i ka kryer. Në mesazh, ai rrëfente se kishte jetuar për disa vite jashtë kufijve kur një diplomat i lartë Iranian e kishte ftuar të kthehej gjoja për t`u përfshirë në bisedimet nukleare me fuqitë botërore.
Por në momentin që kishte vënë këmbën në tokën iraniane, ishte ndaluar e arrestuar me akuzën se kishte nxjerrë informacione sekrete inteligjence nga sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, “në këmbim të një shishe parfumi dhe një këmishe”. Akbari, ekzekutimi i të cilit u krye me varje, tregonte në atë mesazh se marrë në pyetje dhe torturuar nga agjentët sekretë iranianë për më shumë se 3.500 orë.
Top Channel