Grabitet llogaria e rekordmenit xhamajkan, “zhduken” miliona dollarë

13/01/2023 21:51

Nugent Walker, menaxher i Usain Bolt, denoncoi zhdukjen e miliona dollarëve nga një llogari e ish-rekordmenit xhamajkan. Siç raportohet nga “Jamaica Gleaner”, policia xhamajkane tashmë po heton faktet.

Sipas Walker, Bolt vuri re lëvizje të parregullta në një llogari në fondin e investimeve “Stocks and Securities Limited (SLL)” në fillim të kësaj jave.

“Kemi nisur të gjithë procesin për të sqaruar faktet”, tha Walker, i cili megjithatë nuk e specifikoi shumën e saktë.

“I gjithë portofoli i tij është duke u rishikuar. Ai ka 10 vjet që punon me SLL”, shtoi ai.

Një ish-punonjës i SLL-së mësohet se mund të jetë përfshirë në mashtrime masive, duke përfshirë llogarinë rrjedhëse të Bolt.

Usain Bolt, dominuesi i gara e sprintit për një dekadë me tetë medalje të arta olimpike dhe 11 tituj botërorë, ka arritur të fitojë 30 milionë euro në sezon, sipas Forbes. Bolt ka një pasuri prej mbi 100 milionë dollarësh. Pavarësisht tërheqjes nga garat në vitin 2017, xhamajkani mbetet një minierë ari komerciale dhe ka një jetë të suksesshme si sipërmarrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA