Një luaneshë e egër shihej sot në një video virale që tentonte të ngulte dhëmbët e saj të mprehtë ndaj një fëmijë që qëndronte i patrazuar në anën tjetër të xhamit në një kopsht zoologjik në Kinë.
Video e regjistruar në kopshtin e Shenyang tregon të voglin që ulet me kurriz nga kafshët për të foto para prindërve, por prapa tij bisha i kushton shumë vëmendje duke iu afruar e duke tentuar ta prekë me gojë e me putra, e më pas duke e lëpirë.
Nuk kuptohet qartë nëse bisha kërkon ta konsumojë si një ushqim apo të zbavitet me të voglin, por gjithsesi mbetet e habitur kur kontakton vetëm me xhamin e sigurisë.
Gjatë gjithë kohës i vogli nuk duket se kupton gjë për tentativat e luaneshës për ta zotëruar.
Kafsha shihet më pas që lëpin pjesën ku djali ka vendosur dorën sikur të ishte duke e përkëdhelur.
Ajo madje tenton të nuhasë përmes kafazit të saj për të kuptuar nëse fëmija është një lojë apo diçka tjetër.
Top Channel