Ka lindur për të thyer rekorde, suksesi i radhës i Bebe Rexhës

11/01/2023 11:42

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme e cila po korr një sukses të jashtëzakonshëm me projektet e saj muzikore.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën e cila me këngën e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan ka thyer rekorde. Kjo është kënga e katërt në Top 100 të ‘Billboard’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por jo vetëm kaq, 33-vjeçarja ka arritur të thyejë një tjetër rekord në karrierën e saj, duke arritur për herë të parë mbi 50 milionë dëgjues brenda një muaji në platformën Spotify. “Bebe Rexha arrin 50 milionë dëgjues mujorë në Spotify për herë të parë në karrierën e saj”, ka njoftuar faqja e fansave të këngëtares.

Me këtë shifër ajo arrin të hyjë në listën e shumë pak artisteve femra në histori që e arrijnë këtë sukses. Aktualisht ajo është artistja e 31-të më e dëgjuar në botë, në platformën e muzikës Spotify. Ndërkaq, artistja ka qenë shpesh e diskriminuar nga çmimet e muzikës, edhe pse tri këngë të saj kanë mbi një miliard dëgjime.

Top Channel