Fansat kryqëzojnë aktoren e “House Of The Dragon” gjatë ceremonisë së “Golden Globes”

11/01/2023 14:42

Një rikthim i mbushur me yje ishte natën e djeshme ceremonia e 80-të e “Golden Globes”, pas një organizimi “të heshtur” më 2022-shin.

Po as kjo natë nuk kaloi pa ‘surpriza’. Shikuesit e “Golden Globe” mbetën në shok gjatë natës së djeshme pasi Milly Alcock, aktore e “House Of The Dragon”, u shfaq në skenë në momentin e saj më të keq.

Aktorja e famshme për rolin Rhaenyra Targaryen në serialin televiziv HBO ishte gjatë gjithë kohës duke qeshur dhe mendohet të ketë qenë nën efektin e pijeve alkoolike teksa së bashku me kolegët e saj pranuan çmimin për serialin më të mirë televiziv për shfaqjen hit.

Ajo nuk ka patur fuqi të qëndrojë në këmbët e saj gjatë prezantimit dhe herë pas here mbahej tek shoqja e saj Emma D’Arcy. Ylli ka luajtur gjithashtu me të në të njëjtin serial duke patur rolin e Alcock’s Rhaenyra.

Shikuesit iu lutën Milly-t që të kujdesej për veten, por edhe komentet qesharake nuk munguan duke e cilësuar aktoren si super të dehur për atë moment kaq të rëndësishëm për karrierën e saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel