Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Chris Evans konfirmon se është në një lidhje me aktoren portugeze!

07/01/2023 17:42

Prej disa muajsh është përfolur se aktori i filmave të Marvel-it, konkretisht Captain America, Chris Evans, ishte në një lidhje të qëndrueshme me një aktore të re portugeze me të cilën është parë disa herë, por deri më tani nuk e kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Tani, sapo ka nisur një vit i ri, Evans ka postuar në Instagram-in e tij një video me të cilën zyrtarisht bëjnë të ditur se ata jetojnë së bashku.

 

Protestat kundër Presidentes Dina Boluarte rifilluan këtë javë pas një pauze dy-javore, pas përleshjeve të dhunshme në dhjetor që lanë 22 të vdekur pas largimit dhe arrestimit të ish-presidentit Pedro Castillo.

Evans, 41 vjeç, është në një lidhje prej dy vitesh me aktoren Alba Baptista, 25 vjeçe dhe pavarësisht diferencës së moshës, duket se ata shkojnë shumë mirë duke e gjykuar nga videoja e shpërndarë. Ndërkohë që ata janë parë në evente të ndryshme së bashku, ishte një video e realizuar në privatësinë e shtëpisë së tyre që zyrtarizoi se të dy janë çift. Në të, të dy përpiqen të trembin njëri-tjetrin, ndërsa në krye shfaqen disa emoji zemre dhe shprehja “duke kujtuar 2022”.

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e saj e adhurojnë atë,” tha një burim për People nëntorin e kaluar. Evans më parë ka qenë i lidhur me aktoret Jenny Slate, Minka Kelly dhe Jessica Biel, si dhe me Selena Gomez.

Vitin e kaluar, aktori i Marvel vuri në dukje se ishte shumë i lumtur me jetën e tij private dhe se do të dëshironte të qetësohej një ditë. “Kjo është absolutisht diçka që unë dua: gruaja, fëmijët, të krijoj një familje,” tha aktori.

Top Channel