Ylli i Marvel, reagon për herë të parë pas aksidentit të rëndë nga borëpastruesja (foto)

04/01/2023 12:33

Aktori amerikan Jeremy Renner ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre, pasi u plagos rëndë nga borëpastruesja.

Duke ndarë një foto të fytyrës së tij të plagosur në Instagram, Renner tha se nuk ishte në gjendje për të shkruar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeremy Renner (@jeremyrenner)

Ylli i Avengers u transportua në spital të dielën pas aksidentit jashtë shtëpisë së tij në Reno, Nevada. Renner u godit nga makineria e tij pastruese e borës.

Ai pësoi lëndime të rënda dhe kritike por në gjendje të qëndrueshme.

Një anëtar i familjes që drejtonte makinën e Renner ishte ngecur në dëborë pranë shtëpisë së tij, tha sherifi. Duke përdorur borëpastruesen Renner e tërhoqi me sukses makinën. Më pas ai doli për të folur me të afërmin e tij, por borapastruesi filloi të lëvizte pa kontrroll.

“Renner po përpiqej të kthehej në sediljen e shoferit për të ndaluar lëvizjen e tij, kur pajisja jashtëzakonisht e madhe e goditi atë”, tha sherifi i qarkut Washoe Darin Balaam.

Top Channel