Situatë e rënduar nga gripi/ Shtohen shtrimet në spital dhe komplikacionet
04/01/2023 19:47
Situata e gripit po rëndohet, pasi numri i të infektuarve jo vetëm që po rritet por shumica e tyre bëjnë komplikacione si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje, ndaj kërkojnë hospitalizim.
Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kapaciteti është mbushur mbi mesataren Janë 55 pacientë çdo ditë qe paraqiten në ishsanatorium .
Në vendin tonë qarkullojnë tre shtame të gripit, Ah1n1 dhe Ah3 si dhe virusi B, ku dy të parët dominojnë dhe konsiderohen më të rëndë.
Në spital predominon mosha mbi 60 vjeç të cilët kane dhe sëmundje të tjera.
Mjeket bëjnë apel për vaksinim pasi kurba e të prekurve me grip mendohet të arrije pikun në fund të muajin janar dhe fillim të muajit shkurt.
Top Channel