Rita Ora zbulon surprizën e parë të këtij viti për ndjekësit e saj

04/01/2023 18:17

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora më anë të një postimi të publikuar në rrjetin e saj social Instagram njoftoi të gjithë ndjekësit së është duke ardhur me një këngë të re.

Ylli i muzikës pop do të publikojë këngën e re të titulluar “You Only Love Me”. Gjatë një videoje të ëmbël të publikuar me bashkëshortin e saj Taika Waititi, bukuroshja shkoi: “U KTHEVA! You Only Love Me XX/01/23 #RO3!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara në botë. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj. Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory nga vetë artistja e hitit “I Will Never Let You Down”. Ndërkaq, Ora ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar.

Së fundmi, regjisori i njohur dhe njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares, Taika Waititi, ka treguar gjithçka rreth romancës me yllin e muzikës pop dhe ka përshkruar të gjitha ndjesitë e tij. 47-vjeçari i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tregoi se ai e njihte interpretuesen e hitit “Hot Right Now” për tri vjet përpara se të fillonin lidhjen në vitin 2021.

Top Channel