Legjenda e ‘Rally’, Ken Block, humbi jetën në një aksident me motor dëbore

03/01/2023 17:02

Legjenda amerikane e motorsportit dhe ylli i YouTube, Ken Block, ka vdekur në një aksident me motor dëbore në Jutah në moshën 55-vjeçare.

Një shofer garash në seri të tilla si Rally America dhe Global Rallycross, ai fitoi famë të gjerë më vonë në jetë për serinë e tij të videove “Gymkhana” në YouTube.

Seriali me 10 pjesë, në të cilin ai performoi bëma të guximshme garash, i dha atij afro dy milionë ndjekës.

Block gjithashtu bashkëthemeloi markën e veshjeve me patina DC Shoes.

Hoonigan Industries, një tjetër kompani veshjesh që ai zotëronte, konfirmoi vdekjen e themeluesit të saj në një deklaratë në Instagram të hënën.

Block ishte duke hipur në një makinë dëbore në një shpat të pjerrët në Wasatch County, Utah, kur automjeti u përmbys, duke u ulur mbi të, shkroi zyra e sherifit lokal në Facebook.

Nga plagët e marra ai ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Lajmi për vdekjen e tij doli një ditë pasi aktori amerikan Jeremy Renner pësoi lëndime të rënda ndërsa përdorte një pastrues bore për të pastruar borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada.

Top Channel