Kendall Jenner nis vitin 2023 në borë me një nga pasionet e saj…

03/01/2023 20:22

Kendall Jenner ka shfaqur pamjen më elegante gjatë pushimeve në Aspen për festat e fundvitit.

Themeluesja e 818 Tequila, 27 vjeç, postoi të hënën, duke ndarë një pamje të udhëtimit të saj magjepsës.

Jenner shihet duke buzëqeshur teksa kalëronte.

Supermodelja veshi një xhaketë jo të gjatë, çizme të futura në pantallonat e saj prej lëkure dhe një shall të madh të hedhur në qafë.
Familja dhe miqtë ishin të shpejtë për të ndarë komplimentet e tyre për postimin e saj. Motra Khloé Kardashian shkroi: “Kjo është një ëndërr”. Artistja e grimit të Jenner, Mary Phillips , tha: “Jam shumë xheloze”.

Bukuroshja brune ka shijuar arratisjen e akullt me ​​motrën Kylie Jenner dhe miqtë Hailey Bieber dhe  Anastasia Karanikolaou etj.

Kylie, 25 vjeç, ndau kujtimet e saj nga udhëtimi përmes mediave sociale gjithashtu të hënën. Fotot e saj e tregonte atë duke ecur nëpër dëborë me një pallto vintage të zbukuruar me gëzof nga Alaïaa. Për të aksesuar, ajo kishte veshur një kapelë teksturë. Themeluesja e Kylie Baby ndau gjithashtu foto të adhurueshme të vajzës së saj katërvjeçare, Stormi, e ulur nën një pemë të Krishtlindjes dhe duke u përqafuar me nënën e saj.

Top Channel