Sot të ftuara në emisionin “Pardon My French” në krahë të Jonida Aliçkollit kanë qenë në bashkëprezantim Lei Kraja dhe opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari.

Një intervistë mjaft interesante dhe shumë e veçantë. Lei ka zbuluar arsyen se pse ajo nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni të “BBV” ndërkohë që edhe gazetarja, Zhaklin Lekatari ka treguar gjithçka rreth karrierës së saj dhe eksperiencës së re në spektaklin e madh të “BBV”.

“Jo nuk e prisja ishte një surprizë e bukur absolutisht nuk e prisja dhe ndihem shumë mirë. Eksperienca ime është ende shumë e freskët dhe shumë e re, isha goxha e emocionuar dhe e kisha harruar se si është të kesh emocione kur je në një spektakël, në televizion. Jam gjendur në intervista dhe situata vërtet shumë të zjarrta dhe më është dashur që ta menaxhoj shumë mirë veten, i kisha harruar këto emocionet e show-t. Isha shumë e emocionuar atë natë por e menaxhova mirë edhe kam vendosur që ta shijoj si eksperiencë. Ishin shumë pozitive, u habita dhe u befasova që kisha kaq shumë mbështetje. Kësaj rradhe nuk mora mesazhe negative. Është një spektakël shumë i madh, një eksperiment social, nuk je i përfshirë sepse ti nuk je në shtëpi dhe nuk je në ato dinamika por përgjegjësia jote është e jashtme dhe më e largët. Dua të jem sa më objektive të jetë e mundur dhe shpresoj që t’ia dal.”

Në lidhje me banorët e këtij edicioni Zhaklin ka treguar se:

“Të gjitha karakteret që kanë hyrë janë personazhe që vendosin pikat mbi ‘i’ dhe që kanë një qëndrim dhe që e mbrojnë pozicionin e tyre. Duke pasur kaq shumë protagonistë sigurisht që secili menjëherë do të tregojë atë zonën e fuqisë. Në javën e parë do mundohen të japin maksimumin.

Si e prite ftesën për “BBV 2”?

“Jo, nuk e prisja dhe nuk pata frikë. Bisedën e kam bërë me Arbanën. E kuptova që është një përgjegjësi e madhe dhe duke parë vjet debatet e tmerrshme dhe njerëzit që ziheshin dhe që u ndanë në dy kampe kishe frikë të bëje një koment. Vjet nuk isha fanse e asnjë grupi, e ndiqja por nuk mendoja që dikush kishte të drejtë. Ishin dinamika që pritet të ndodhnin në shtëpinë e “BBV” prandaj organizohet. Do të ishte budallallëk të thoje që unë jam e habitur që do të kishte debate. Frika është që ti e di që do të jesh në mes të një fortune dhe mirë apo keq do të ketë njerëz që do të të duan dhe do të të urrejnë. Ti duhet të jesh shumë objektive dhe ai mendimi yt duhet të jetë i argumentuar do ketë një logjikë shumë të fortë dhe do të jesh në kohezion, duhet të mbash logjikën deri në fund. Ti duhet të ndihesh e lumtur që të kanë përzgjedhur dhe nuk do të zhgënjesh zgjedhjen që kanë bërë, do të japësh maksimumin.”

A ka qenë më e butë këto dy puntatat e para?’

“Është ende shumë herët. Nuk kanë ndodhur ngjarje që vërtet kanë diçka për të thënë. Të gjitha gjërat që ndodhën janë ende shumë të buta. Nuk ka debate të vërteta nuk ka një çështje shumë të madhe. Unë dua të futem ashtu siç e kërkon situata. Pra në një situatë në të cilën ne do të flasim nëse do të ishte brenda një person LGBTQ dhe të gjithë të tjerët do të kishin një sjellje jo të mirë me të, pra një çështje shumë të fortë dhe shumë madhore që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e individit sigurisht që do thoja “Hey!” është episodi i parë apo i dytë nuk ka fare rëndësi. Këtë gjë në episodin e parë apo në të njëqind nuk duhet ta dëgjojmë.”

A ka persona që mund të jenë pjesë e LGBTQ në edicionin e dytë të “BBV”?

“Mendoj që po. Nuk e di sepse nuk është e thënë. Seksualiteti nuk është gjithmonë ajo mënyra se si ti sillesh, shfaqesh apo vishesh është shumë më kompleks. Nuk dua të tregohem e varfër në gjykim.”

A të ka ndihmuar Arbër Hajdari duke qenë se ka eksperiencë edhe nga viti i kaluar, si i keni marrëdhëniet?

“Shumë të mira, sepse normalisht ai ka pasur eksperiencë një vjeçare dhe e di shumë mirë se çfarë më pret. Ka ato ‘tips’ dhe ato këshillat e veta, qoftë edhe ku të ulem dhe mos të rrëzohem, ku ta shikoj kamerën, po më ndihmon shumë. Në këtë botë ka vend për të gjithë, ka vend për Arbrin dhe për zgjedhjet e tij, ka vend dhe për mua dhe zgjedhjet e mia. Këshilla që më ka dhënë është që “Mos lexo shumë komente dhe mos u merr shumë me biseda, të mos flasësh jashtë në kontekste të tjera për këtë gjë sepse herët apo vonë sidomos më tutje në këtë rrugëtim do ndikohesh.”

Parashikon seks në “BBV”?

“Seksi është një energji shumë e mirë. Edhe unë si spektarore shpresoj që të ketë dinamika emotive, romantike, pse jo edhe seksuale sepse mendoj që ato janë të mira edhe për publikun edhe për ne. Do ketë për të folur, për të komentuar, për të analizuar, për të logjikuar, për t’u nervozuar kështu që pse jo edhe ata ndoshta do ta shijojnë më mirë. Të gjithë personat që janë futur në “BBV 2” janë persona të rëndësishëm dhe e njohin mirë edhe botën e artit dhe të televizionit, të skenës dhe e dinë që do lakohen, s’do lakohen dhe është zgjedhje e tyre personale.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA