5 vite nga tragjedia në koncertin e saj, Ariana Grande emocionon me gjestin për fëmijët e Mançesterit

29/12/2022 13:44

Pesë vite më parë, pas një prej koncerteve të saj, këngëtarja e njohur Ariana Grande përjetoi përvojën më të keqe të jesës së saj, kur një kamikaz shpërtheu një bombë në vendin ku ajo performoi në Mançester të Anglisë.

Që atëherë, çdo vit, këngëtarja u dërgon dhurata fëmijëve për Krishtlindje dhe ky vit nuk kishte përjashtim. Së fundmi, ‘Royal Manchester Children’s Hospital Charity’ e falënderoi atë përmes Instagramit për këto dhurata për pacientët në disa spitale lokale.

“Faleminderit Ariana. Ne jemi kaq të emocionuar që marrim dhuratat e Krishtlindjeve nga Ariana Grande për pacientët e rinj nëpër spitalet tona.”

 

Në të njëjtën deklaratë, institucioni zbuloi se këto dhurata u shpërndanë mes foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve në Spitalin e Fëmijëve Royal Mançester, Spitalin Wythenshawe, Spitalin e Përgjithshëm të Mançesterit të Veriut dhe Spitalin e Përgjithshëm Trafford.

“Ne e dimë se Mançesteri dhe në veçanti Spitali i Fëmijëve Royal Mançester, zë një vend të veçantë në zemrën e Arianas.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RMCH Charity (@rmchcharity)

Top Channel