Nga sheshi “Skënderbej”, Sara Hoxha dhe Luixhino falenderojnë mbështetësit e tyre

26/12/2022 21:51

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit.

Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj.

Vetëm pak më parë Sara dhe Luixhino kanë falenderuar të gjithë mbështetësit e tyre live nga sheshi Skënderbej për të gjithë mbështetjen dhe suportin që u kanë dhënë dhe u kanë premtuar se do të japin maksimumin e tyre në finalen e madhe e se do të muundohen shumë që mos t’i zhgënjejnë.

“Nuk kam fjalë! VIP 3 do ju nderoj më datë 1 Janar ashtu siç e meritoni! Faleminderit për besimin dhe suportin ju duam!”

Së fundmi të gjithë konkurrentët dhe ish konkurrentët e “Dancing with the Stars” janë mbledhur së bashku dhe kanë bërë një udhëtim. Sara dhe Luixhino shpesh herë postojnë foto dhe video të tyre nga provat e koreografisë, por një foto si kjo e sotmja nuk besoj se e keni parë më parë. Të dy kanë postuar një foto shumë ‘funny’ me një fytyrë qesharake.

 

Top Channel