Reshjet masive të dëborës në pjesë të mëdha të Japonisë u kanë marrë jetën 17 personave dhe ka plagosur më shumë se 90, ndërsa qindra shtëpi janë pa energji elektrike.
Stuhitë e fuqishme kanë sjellë borë të madhe në rajonet veriore që nga java e kaluar, duke bllokuar qindra automjete në autostrada, e vonuar shumë shërbime të tjera të domosdoshme.
Deri të shtunën Japonia raportoi për 11 viktima, po reshjet e shtuara këtë fundjavë i morën jetën edhe 6 personave të tjerë.
Shumë prej tyre kishin rënë duke hequr borën nga çatitë dhe si pasojë u bllokuan nën masivin e dëborës.
Deri më tani disa zona në Japoninë verilindore kanë raportuar për trefishin e mesatares së tyre të dëborës për këtë sezon.
Ndërkohë me dhjetëra udhëtime me trena dhe fluturime u pezulluan edhe në Japoninë veriore si pasojë e motit të keq.
Top Channel