Në Meshën e Krishtlindjeve në Romë, Papa Françesku ka bërë thirrje të ndihmohen të varfrit e të dobëtit. Nga Katedralen e Shën Pjetrit në Natën e Krishtlindjeve, Papa u shpreh se ata vuajnë më shumë nga lakmia njerëzore.
Në meshën gjigande, që për herë të parë pas dy vjetësh pandemie u zhvillua me praninë e 7000 të ftuarve në Katedralen e Shën Pjetrit, si edhe para 3000 qytetarëve jashtë në shesh, Papa Françesku e vendosi fokusin tek fëmijët që “përpihen nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”. Jezu Krishti na fton “të kundrojmë jetën, politikën dhe historinë me sytë e fëmijëve”. Për shkak të luftës dhe urrejtjes, lindja e Jezu Krishtit na kujton “se zoti është me ne, na do dhe na kërkon.”
Të kemi sërish besim
Papa bëri thirrje që të mos mposhtemi nga frika, pafuqia dhe dëshpërimi dhe të ringremë sërish besimin. “Zoti lind në një çerdhe, që t’i ringrihesh, aty ku ti mendon se e ke arritur fundin. Nuk ka asnjë të keqe, asnjë mëkat, nga të cilat Jezu Krishti nuk do apo nuk mund të të shpëtojë. Krishtlindjet nënkuptojnë që zoti është pranë nesh: Le të rilindë sërish besimi!”
Papa iu drejtoi thirrjen të krishterëve që në emër të Jezu Krishtit të kujdesen “për ata që kanë humbur shpresën që ta ringjallin atë sërish.” Mesha e madhe e përvitshme në Katedralen e Shën Pjetrit u zhvillua më herët dhe pa kufizimet e Coronës. Në mesditë, Ditën e Krishtlindjeve në mesditë pritet që Papa të japë bekimin “Urbi et Orbi” – “Për Botën dhe Qytetërimin”. Në fjalimin e tij tradicional Papa i kushtohet edhe zhvillimeve politike aktuale në botë./DW
Top Channel