Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.
Reperi ka disa kohë që i ka dhënë fund lidhjes së tij shumë të përfolur me modelen ruse, Ariana Lirey, e cila më pas tregoi publikisht se u fejua me dikë tjetër. Së fundmi të gjithë janë habitur nga postimi i fundit i saj, ku duket e veshur me një fustan nusërie, duke na lënë të kuptojmë se e ka kurorëzuar lidhjen e saj të re në martesë.
Por ajo çfarë u vu re dhe trazoi pak rrjetin ishte kënga me të cilin Ariana e ka shoqëruar foton e saj dhe nuk është një këngë e thjeshtë, por “Dilema”, një nga këngët e albumit të ri të Don Xhonit. Të gjithë janë shumë kurioz pse modelja ka zgjedhur ta bëjë këtë veprim.
Top Channel