“Durim, kështu ishte edhe Tonali”, Ish-trajneri i Shqipërisë mbron De Ketelaere

25/12/2022 21:27

Charles De Ketelare po vuan për t’u përshtatur me futbollin italian dhe deri tani nuk po jep “shkëndijat” që prisnin gjithë tifozët e Milanit. Kampionët e Italisë shpenzuar në verë 32 milionë euro për të firmos me fantazistin belg.

21-vjeçari numëron vetëm një asist në Serie A, por kuqezinjtë e dinë se viti i parë do të jetë i vështirë dhe ende besojnë te shpërthimi i De Ketelare. Të njëjtin mendim ndaj edhe Christian Panucci, ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

De Ketelaere ka nevojë për kohë. Ai vjen nga një kampionat (belg) ku ritmi nuk është shumë i lartë, por është një djalë i ri dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha.

Ai nuk ka arritur ende të shprehë potencialin e tij, por kështu ndodhi edhe me Sandro Tonalin në sezonin e tij të parë me Milanin.

Sot është titullar i pazëvendësueshëm, vrapon për 90 minuta, gjatë dueleve të fundjavës dhe në mesjavë. Sandro është bërë një futbollist i jashtëzakonshëm”, theksoi Panucci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA