Chris Horner jep mesazhin në Maranello: Do të kthehesha në Formula 1 vetëm për Ferrarin
Ashtu siç ishte paralajmëruar këtë të premte u zbulua, edhe pse në versionin provizor, kalendari i Botërorit të MotoGP për vitin 2027.
Kampionati i vitit të ardhshëm edhe këtë radhë do të nisë në Tajlandë në fundjavën e 5-7 marsit dhe do të mbyllet në Valencia në 26-28 nëntor.
Në kalendarin e vitit të ardhshëm do të jenë 22 gara me 2 risi; rikthimi i Argjentinës, por në Autodromin Oscar dhe Juan Galvez në Buenos Aires dhe debutimi i pistës së Adelaides në Australi që do të jetë në vend të Phillip Island.
Po kështu del pas vetëm dy vitesh gara e Hungarisë në Balaton park, po kështu Italia do të vazhdojë të ketë dy etapa; në Mugello në 28-30 maj dhe Misano në 10-12 shtator. Spanja do të vazhdojë të ketë 3 gara ku përvec Çmimit të madh të Valencias janë edhe ndalesat në Jerez në 7-9 maj dhe Aragon në 17-19 shtator.
Introducing the 2027 calendar 📆
Five continents. Two new venues. Welcome to 2027! 🌍#MotoGP pic.twitter.com/3FkxaFNwso
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) September 25, 2026
Top Channel