Një ekip studiuesish nga 15 shtete të ndryshme kryen një studim të rëndësishëm mbi pabarazinë gjinore të pagave. Ky studim nxjerr në dritë shkaqe të reja krahasuar me studimet e mëparshme.

Kërkoni në YouTube me fjalët “hendeku gjinor i pagave” dhe do të kuptoni se një ndër videot më të shikuara është një ilustrim që tregon sfidën që ndeshin studiuesit për të informuar publikun dhe politikëbërësit rreth këtij hendeku dhe se si funksionon ai në shoqëri të ndryshme në mbarë botën.

Ky hendek, i përkufizuar si diferenca në fitimin bruto mes grave dhe burrave, padyshim që ekziston kudo nëpër botë. Gjithsesi, një arsye që nxit debatin mbi këtë çështje është mungesa e të dhënave rreth shkaqeve thelbësore që çon në këtë problem.

“Për këtë arsye u krye dhe studimi i fundit dhe shumë i rëndësishëm, i publikuar në revistën shkencore “Nature Human Behaviour”, thotë një nga autorët e tij, Halil Sabanci.

“Duhet të sigurohemi që politikat të mandatojnë pagë të barabartë për punë të barabartë” – tha Sabanci në një seminar online të organizuar nga Shkolla e Frankfurtit për Financë dhe Menaxhim. “Problemi me këtë pabarazi kërkon një sasi gjigante të dhënash për të kuptuar burimin e këtij fenomeni”.

Krijimi i një databaze gjigante

Për krijimin e kësaj databaze, studimi bëri bashkë akademikë nga 15 shtete të botës, përfshirë këtu Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Slloveninë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Izraelin. Studiuesit patën akses në një sasi të paprecedentë të dhënash, si të dhënat kontraktuale të punonjësve, të dhënat e sigurimeve shoqërore dhe taksave, si dhe statistika kombëtare. E hartuar brenda një periudhe 5-vjeçare, kjo databazë është tashmë një prej më të mirave dhe gjithanshmeve në llojin e saj.

Në Gjermani pabarazia është 13%, që do të thotë se edhe për të njëjtin profil pune, një grua fiton 77 euro, ndërsa një burrë fiton 100.Në Gjermani pabarazia është 13%, që do të thotë se edhe për të njëjtin profil pune, një grua fiton 77 euro, ndërsa një burrë fiton 100 euro

Studimi është një përmirësim i studimeve të mëparshme. Për shembull, një nga perceptimet më të zakonshme rreth diskriminimit gjinor të pagave është “përzgjedhja” e burrave dhe grave për t’u ndarë në sektorë të ndryshëm, profesione dhe kompani të ndryshme. Thënë ndryshe, burrat “përzgjidhen” për profesione më të mirëpaguara dhe ky është shkaku kryesor i këtij hendeku.

Por, një nga gjetjet kryesore të këtij studimi të ri, kundërshton pikërisht këtë perceptim. Rezultoi se në 15 shtetet e përfshira, “hendeku brenda një profili pune” është përgjegjës për rreth 50% të hendekut të përgjithshëm. Që do të thotë se kur burrat dhe gratë bëjnë të njëjtën punë në të njëjtën industri ose për të njëjtën kompani, gratë janë sërish të paguara më pak.

“Studimi i mëparshëm ka treguar se kjo pabarazi pagash zhduket kur merret në konsideratë vendi dhe profili i punës” – thotë Sabanci. “Por ky studim është kryer në vitin 1990. Tashmë ne gjetëm një pabarazi më të lartë brenda të njëjtit vend pune”.

Kjo nuk do të thotë se teoria që burrave u jepen profile më të mirëpaguara pune nuk është e vërtetë. Është, por nuk rezulton faktor domethënës për të kuptuar pabarazinë gjinore të pagave. Për shembull, studimi zbuloi se hendeku i përgjithshëm në Gjermani është 21%, çka do të thotë se nëse mesatarja që një grua fiton është 79 euro, ajo e një burri është100 euro.

Sidoqoftë, kur merren në konsideratë faktorë si profesioni, atëherë mbetet i pashpjegueshëm hendeku “brenda të njëjtit profil pune”. Në Gjermani pabarazia është 13%, që do të thotë se edhe për të njëjtin profil pune, një grua fiton 77 euro, ndërsa një burrë fiton 100. “Nuk ka të bëjë me shpjegimin klasik që shembulli tipik i këtij hendeku është ai që gratë bëhen infermiere ndërsa burrat bëhen mjekë” – thotë Sabanci.

Symbolbild Gehaltsunterschiede

Zgjidhje e problemit me politikat e duhura

Studiuesit thonë se faktet e reja që vërtetojnë pabarazinë brenda së njëjtës punë nënkuptojnë që politikëbërësit duhen të gjejnë zgjidhje, si dhe të kuptojnë e adresojnë njëherë e mirë atë që dihej prej shumë kohësh, që edhe grave duhet t’u jepen pozicione të mirëpaguara pune. “Kjo nënkupton që ka diçka për t’u zgjidhur siç duhet në vendin e punës” – thekson Sabanci. “Duhet të sigurojmë paga të barabarta për punë të barabartë, shtuar këtu faktin që duhet të sigurojmë gratë që do të jenë të mirëpërfaqësuara edhe në punët që paguhen shumë mirë. Këto arrihen duke i luftuar këto probleme strukturore”.

“Sugjerimi ynë është që politikëbërësit duhet të prezantojnë politika që përqendrohen në pagën e barabartë për punë të barabartë dhe politika që synojnë punësimin, promovimin dhe proceset e tjera të përzgjedhjes, problemet më strukturore. Këto janë jetike për të trajtuar pabarazinë gjinore në tregjet e punës” – thotë ai.

Ai gjithashtu thekson se shkak kryesor i pabarazisë së pashpjegueshme “brenda punës” është ajo që njihet si “penaliteti i amësisë”. Është fakt që gratë zakonisht marrin leje prindërore më të gjatë se burrat. Ato përballen me sfida kur rikthehen në punë dhe e gjejnë veten brenda një procesi “vetë-përforcues”, ku është më e vështirë të promovohen dhe të arrijnë të njëjtin nivel pagash si kolegët e tyre meshkuj.

Symbolbild Bewerbungsgespräch

Pabarazia gjinore e pagave ekziston

Kompleksiteti i problemit të hendekut gjinor të pagave është i qartë, falë databazës me të dhëna të shumta të përpiluara në studim. Sidoqoftë, e vetmja gjë e pandërlikuar është përcaktimi i faktit se hendeku i pagave ekziston dhe është një problem i rëndësishëm, sipas Sabanci. “Shkaku dhe pasojat, sociologjike dhe psikologjike që përforcojnë këtë hendek… janë sigurisht të ndërlikuara” – shtoi ai.

“Por në thelb, hendeku gjinor i pagave është një fenomen mjaft i drejtpërdrejtë. Kështu që sipas përcaktimit, pabarazi gjinore pagash do të thotë që mesatarisht, gratë dhe burrat në thelb paguhen ndryshe. Dhe pothuajse në të gjitha vendet e industrializuara, gratë fitojnë më pak se burrat. “/ DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA