Skandali i Juventusit dhe jo vetëm/ Rihapen hetimet dhe 8 klube të tjera në “tavë”

23/12/2022 12:14

Thellohet akoma dhe më shumë skandali në lidhje me futbollin italian, për manipulim të bilanceve financiare, teksa pas Juventusit dhe tetë skuadra të tjera janë nën hetim nga prokuroria për shkelje të rregullave të ‘fair play-t” financiar.

Dosja prej 1400 faqesh ka sjellë shumë fakte të reja, që implikojnë dhe Sampdorian, Genoan, Pro Vercellin, Parmën, Pisën, Empolin, Novarën dhe Pescarën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane të gjitha këto skuadra rrezikojnë të sanksionohen.

Hetimi i nisur në Itali është shumë i gjerë, teksa përfshihen përgjimet telefonike, përgjimet ambientale, bisedat elektronike dhe dokumentet e shkruara, të gjitha të vëna në dispozicion të prokuroprisë që ka kërkuar 30 ditë kohë për seancën e parë. Një situatë që ka trazuar ndjeshëm ujrat në Itali, pasi bëhet fjalë për një skandal që përfshinë shumë skuadra të Serie A.

Janë 52 persona të cilët janën në hetim nga prokuroria federale, teksa tani nuk janë më vetëm ish-drejtuesit e Juventusit. Në lupën e prokurorisë kanë përfunduar dhe Milani dhe Roma për lëvizjet Spinazzola-Luca Pellegrini dhe Caldara-Bonuçi.

UEFA në anën tjetër po monitoron me kujdes atë çka ndodh në Itali, duke deklaruar se pret konkluzionet e prokurorisë për të bërë më pas vlerësimin nëse do të ketë sanksione, veçanërisht për Juventusin. Një situatë që pritet me shumë interes në Itali, pasi mund të ndikojë në fatin e futbollit italian që në këtë edicion, teksa masat mund të jenë nga administrative, deri në zbritje pikësh apo zbritje nga kategoria e përjashtim nga Europa, si për sezonin aktual ashtu dhe për sezonet e ardhshme, çka do të ishte një goditje e rëndë për cilindo ekip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA