Foto ilustruese

Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në rrethana misterioze.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka pasur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë dhe ka humbur ndjenjat.

Viktimën e kanë transportuar me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës, disa bashkëfshatarë. Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin pa shenja jete. Dhe për momentin nuk përcaktohet dot qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.

Sipas informacioneve, ai ishte fëmija i vetëm i familjes Isai. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA