Portugalia këmbëngul për Mourinhon, Roma s’e lejon

22/12/2022 18:17

Nga Portugalia insistojnë, Mourinho po mendon ende për stolin e kombëtares portugeze.

Në të vërtetë insiston “A Bola”, e përditshme që pas eleminimit të përfaqësueses luzitane nga Maroku nisi fushatën e saj mediatike për të mbështetur hipotezën e trajnerit të Romës për të marrë drejtimin e Portugalisë. Hipotezë që ishte për pak kohë në këmbë, por që pastaj u sfumua duke marrë në konsideratë vendosmërinë e Romës për të mos pranuar një angazhim të dyfishtë të “The Special One”.

Këtë të enjte “A Bola” hidhet në sulm sërish, duke paralajmëruar një takim në 26 dhjetor mes Mourinhos dhe Fernando Gomes, presidentit të Federatës portugeze, që do të provojë të bindë trajnerin verdhekuq që të gjejë mënyrën për të sistemuar gjërat me Romën. Ndërkohë interesant është fakti se gazeta tjetër e madhe portugeze “Record”, nuk është aq e bindur për Mourinhon mes hipotezave për trashëgimin e Fernando Santos në stolin e kombëtares duke konsideruar trajnerin e përfaqësueses së 21-vjeçarëve Rui Jorge si favoritin e vërtetë.

Mourinho pas miqësores së Romës me RKC Waalwijk, do të zhvendoset në Setubal, në shtëpinë e tij për të festuar Krishtlindjet në familje. Në datën 26 ndërkohë, pikërisht ditën kur A Bola thotë se do të takohet me Presidentin e Federatës, është programuar rikthimi në Romë, madje në orët e drejtës. Me pak fjalë edhe koha nuk premton, vetëm nëse Mourinho takohet me Presidentin e Federatës portugeze në mëngjes, për të kapur më pas pas dy orë e gjysëm udhëtimi nga Lisbona në Romë orarin e stërvitjes me verdhekuqtë.

Në klubin e Romës ndërkohë vazhdojnë të jenë kategorikë në lidhje me çështjen: Nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë që trajneri njëkohësisht të impenjohet me kombëtaren, dhe kushdo që do Mourinhon i cili ka një kontratë deri në 2024, duhet të paguajë një shumë që të bindë klubin për ta lënë të lirë para përfundimit natyral të kontratës.

Duke qenë se në kontratën e Mourinhos me Romën nuk ka një klauzolë lirimi, bëhet e vështirë të mendosh se trajneri do të marrë stolin e Portugalisë, kjo edhe për investimin e rëndësishëm ekonomik që do të duhet të bënte Federata portugeze./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA