Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë zgjedhur titullarët e duelit Manchester City-Liverpool, i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e EFL Cup, përballja që do transmetohet në SuperSport 2 (21:00).

Trajneri spanjoll i ka besuar një fanellë titullari në sulm 20-vjeçarit Cole Palmer, ndërsa mes shtyllave të kampionëve në fuqi të Anglisë do të luajë gjermani Stefan Ortega.

Modifikime edhe në formacionin e “The Reds”. Klopp ka zgjedhur “veteranin” James Milner në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa do e nisë nga minuta e parë në mesfushë edhe 18-vjeçari Stefan Bajcetic.

Manchester City-Liverpool 3-2 (Haaland 10′, Mahrez 47′, Ake 58′ / Carvalho 20′, Salah 49′)

Kronika e ndeshjes:

78′ Tension në fushë me protagonistë Rodrin dhe Fabinho, përfshihen edhe lojtarët e tjerë. Gundogan shtyn lojtarin brazilian.

72′ Darwin Nunez niset bukur në krahun e djathtë, por nuk ia del të shenjëstrojë portën vendase duke humbur një mundësi tepër të mirë.

58′ Goooooooooooool. City rikthehet në avantazh. Asisti i tretë i Kevin De Bruyne, tani është radha e Nathan Ake të shënojë me kokë. City-Liverpool 3-2.

48′ Goooooooool. Liverpooli reagon menjëherë. Darwin Nunez “djeg” në shpejtësi Laporte dhe dhuron një asist fantastik për Momo Salah, i cili rikthen baraspeshën.

47′ Gooooooooooooool. Manchester City rikthehet në fushë me gol. Asist i Rodrid dhe finalizim shumë i bukur i Riyad Mahrez.

45+2′ “The Reds” kërcënojnë portën vendase me Nunez, devijimi i sulmuesit uruguian nuk është i saktë.

42′ Reagon Liverpooli, por gjuajtja e Darwin Nunez përfundon jashtë.

37′ De Bruyne i papërmbajtshëm në krahun e djathtë. Ylli belg kroson në zonë, Nathan Ake “zhytet” me kokë, gryshton Kelleher.

36′ Dalje e City nga krahu i djathtë, De Bruyne gjen Gundogan në zonë, por mesfushori gjerman nuk ia del të mposhtë irlandezin Kelleher.

20′ Gooooooooooool. Avantazhi i ekipit të Guardiolës zgjat vetëm 10 minuta. Liverpooli gjen golin e barazimit me anë të Fabio Carvalho, i cili ktheu në gol një asist të James Milner.

15′ Darwin Nunez ndalet nga shtylla, ndërkohë që nuk vlen aksioni i Liverpoolit për pozicion të parregullt

10′ Gooooooool. Haaland nuk gabon më duke zhbllokuar takimin pas një topi të marrë nga Kevin De Bruyne. City në avantazh.

6′ Tjetër mundësi e mirë për Man City, por 20-vjeçari Cole Palmer nuk e shfrytëzon.

1′ Vetëm 18 sekonda dhe rasti i parë për vendasit. Ilkay Gundogan nis bukur Erling Haaland, sulmuesi norvegjez tenton një parabolë i vetëm ndaj portierit, por gabon dhe nxjerr topin jashtë.

Top Channel