Lionel Messi thotë se do të shmangë daljet publike në Krishtlindje, i mbyllur në shtëpinë në Rosario, rrethuar nga fansat jashtë (fotot)

22/12/2022 18:59

Lionel Messi duket se do të shmangë daljet publike gjatë periudhës së Krishtlindjeve duke qëndruar në shtëpinë e tij në Rosario pas fitores dramatike të Kupës ë Botës dhe festimeve të trazuara në kryeqytetin Buenos Aires.

Dhe në fakt celebrimet ishin aq të zhurmshme sa parada e autobusit të hapur u detyrua të ndërpritej pasi tifozët po hidheshin brenda tij nga urat e kryeqytetit.

Messi e Angel di Maria u kthyen të dy dje në qytetin e lindjes Rosario, dhe pritet të kalojnë periudhën festive me miqtë e tyre pas zhurmës së botërorit.

Messi do të qëndrojë në shtepinë e tij në Funes, rreth 15km në perëndim të Rosario, para se të rikthehet në detyrë me skuadrën e PSG.


Shoku i tij i skuadrës te PSG dhe rival në finalen me Francën, Kilian Mbape, u raportua sot se është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Kampionati francez rikthehet në lojë më 28 dhjetor, por nuk dihet se kur do të jetë koha e rikthimit të Messi i cili ka qenë në faqet e para të të gjitha mediave prej katër ditësh tashmë.

Raportimet nga vendi sugjerojnë se ai është takuar dje në shtëpinë e tij me Gabriel Heinze, ish-futbollisti i Argjentinës dhe i  Manchester United që tani është trajner i skuadrës së qytetit Newell’s Old Boys.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA