Juventus, lajme të mira nga Vlahovic, synon të kthehet në fushë për ndeshjen me Interin
Lionel Messi duket se do të shmangë daljet publike gjatë periudhës së Krishtlindjeve duke qëndruar në shtëpinë e tij në Rosario pas fitores dramatike të Kupës ë Botës dhe festimeve të trazuara në kryeqytetin Buenos Aires.
Dhe në fakt celebrimet ishin aq të zhurmshme sa parada e autobusit të hapur u detyrua të ndërpritej pasi tifozët po hidheshin brenda tij nga urat e kryeqytetit.
Messi e Angel di Maria u kthyen të dy dje në qytetin e lindjes Rosario, dhe pritet të kalojnë periudhën festive me miqtë e tyre pas zhurmës së botërorit.
Messi do të qëndrojë në shtepinë e tij në Funes, rreth 15km në perëndim të Rosario, para se të rikthehet në detyrë me skuadrën e PSG.
This is how Messi was received minutes ago at his home in Rosario.
?️ “Thank you Lio, Thank you Lio.”
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) December 20, 2022
Shoku i tij i skuadrës te PSG dhe rival në finalen me Francën, Kilian Mbape, u raportua sot se është rikthyer në stërvitje me ekipin.
Kampionati francez rikthehet në lojë më 28 dhjetor, por nuk dihet se kur do të jetë koha e rikthimit të Messi i cili ka qenë në faqet e para të të gjitha mediave prej katër ditësh tashmë.
Raportimet nga vendi sugjerojnë se ai është takuar dje në shtëpinë e tij me Gabriel Heinze, ish-futbollisti i Argjentinës dhe i Manchester United që tani është trajner i skuadrës së qytetit Newell’s Old Boys.
Top Channel