Formacionet zyrtare, Guardiola dhe Klopp zgjedhin “luftëtarët” e City-Liverpool

22/12/2022 20:40

Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë zgjedhur titullarët e duelit Manchester City-Liverpool, i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e EFL Cup, përballja që do transmetohet në SuperSport 2 (21:00).

Trajneri spanjoll i ka besuar një fanellë titullari në sulm 20-vjeçarit Cole Palmer, ndërsa mes shtyllave të kampionëve në fuqi të Anglisë do të luajë gjermani Stefan Ortega.

Modifikime edhe në formacionin e “The Reds”. Klopp ka zgjedhur “veteranin” James Milner në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa do e nisë nga minuta e parë në mesfushë edhe 18-vjeçari Stefan Bajcetic.

FORMACIONET ZYRTARE

Top Channel