Shpërthimi i Deschamps në pushim: Nuk po luajmë finalen e Botërorit, ata po

20/12/2022 15:46

Dy zëvendësime para pushimit ishin një shenjë mjaft e qartë e gjendjes shpirtërore të Didier Deschamps gjatë pjesës së parë të finales Argjentinë-Francë.

Tani konfirmimi i mëtejshëm vjen nga video e publikuar nga TF1, ku shihet reagimi i trajnerit në dhomën e zhveshjes gjatë intervalit mes pjesëve.

Deschamps shihet duke iu drejtuar fillimisht lojtarëve të tij në një mënyrë mjaft të qetë, më pas ngriti tonin derisa përplasi me dhunë dorën në tavolinë, duke shkaktuar gjithashtu një plagë të lehtë në gisht. Mesazhi? Shumë e qartë.

“Djema, do t’ju them pa u inatosur. A e dini cili ishte ndryshimi? Është se ata, përballë nesh, po luajnë një finale të Kupës së Botës! Dhe ne nuk po e luajmë.”

Reagimi në fushë do të vinte, por vetëm në dhjetë minutat e fundit, kur Franca barazoi rezultatin madje për pak e fitoi finalen. Një ëndërr mbeti u zhduk pas goditjeve të 11-metërshave.

Top Channel