Pioli zbulon bisedën me Theon dhe Giroud pas finales: Duhet të jenë krenarë

20/12/2022 13:57

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Milan përgatitet të mirëpresë dy finalistët e saj, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud.

Francezët që dolën të mposhtur përballë Argjentinës, tashmë duhet të hedhin pas krahëve zhgënjimin e disfatës dhe të rigjejnë motivimin e duhur për të mbyllur me sukses sezonin me Milanin.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli zbulon se kontaktoi me dy lojtarët e tij pas finales dhe theksoi se si Theo ashtu edhe Giroud duhet të ndihen krenar për rrugëtimin e tyre në Katar.

“Unë isha një tifoz i Theos dhe Giroud në finale, bisedova me ta dhe iu thashë se duhej të ndiheshin krenar me rrugëtimin e tyre. Në Botëror, Theo tregoi në fushë atë se çfarë unë dhe Maldini i kemi kërkuar gjatë këtyre kohëve dhe ditë pas dite është duke u shndërruar në anësorin më të mirë të botës”, u shpreh Pioli.

Top Channel