“Humbëm qëllimisht”, lojtari argjentinas: Kështu u ulën pritshmëritë rreth skuadrës!

20/12/2022 10:36

Argjentina është në majën e Botës për herë të tretë në historinë e saj teksa në finalen e Katar 2022 mposhti në finale Francën.

Një rrugëtim të cilin albicelestet nuk e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se u mposhtën në ndeshjen e parë të grupit ndaj Arabisë Saudite me rezultatin 1-2.

Kombëtarja e trajnerit Lionel Scaloni vinte nga një ecuri prej 36 ndeshjesh si e pamposhtur dhe pas disfatës me Arabinë, suksesi në Kupën e Botës u vendos në dyshim. Megjithatë, ndeshje pas ndeshjes, amerikano-latinët e morën veten dhe me disa ndryshime në formacion gjetën ekuilibrat e duhur për të mbërritur te suksesi. Së fundmi, është Papu Gomez ai që rikthehet të flasë për disfatën me Arabinë Saudite teksa lojtari i Sevilla-s thekson se humbjen e pësuan qëllimisht.

“Ndeshjen e parë e humbëm në mënyrë të qëllimshme, sepse thyem edhe ecurinë që nuk pësonim një disfatë prej 36 ndeshjesh. Në këtë formë, ndaj skuadrës sonë u ulën pritshmëritë dhe ne ditëm si ta shfrytëzonim këtë situatë në favorin tonë”, u shpreh Gomez.

Top Channel