“Do i denoncojmë autorët”, Tchouameni: Nuk harrohet lehtë ky hidhërim

20/12/2022 21:26

Aurelien Tchouameni dhe Kingley Coman, nuk ia dolën t’i shënonin penalltitë e tyre në finalen e Kupës së Botës, gabime që i dhuruan Argjentinës trofeun e Botërorit për herë të tretë në histori.

Dy lojtarët janë përballur me ofendime pafund dhe komente raciste nga tifozët francezë, veprime që kanë sjellë reagimin e Bayern Munchen dhe Federatës Franceze të Futbollit.

Bayerni dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja e Bayernit të mbështet, racizmi nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë”, lexohej në komunikatën zyrtare të kampionëve të Gjermanisë.

FFF shkon edhe më tej: “Pas finales së Kupës së Botës, disa lojtarë të skuadrës franceze ishin objektiv i gjuhës së papranueshme raciste dhe urrejtjeje në mediat sociale.

Federata Franceze e Futbollit dënon ashpër këto sjellje dhe lëvizje të patolerueshme. FFF ka vendosur të bëjë ankesë kundër autorëve të tyre”.

Në lidhje me zemërimin e tifozëve ka reaguar edhe mesfushori i Realit.

“Do të duhet shumë kohë për të tretur hidhërimin dhe zhgënjimin. Ne vërtet bëmë më të mirën. Unë mora përgjegjësitë e mia, nuk shkoi mirë dhe jam i pari që më vjen shumë keq. Jam i bindur se e ardhmja e kombëtares franceze do të jetë e ndritur”, shkroi Tchouameni në rrjetet sociale.

 

Top Channel