Sërish trazira në “Përputhen”/ Lorida lag me ujë Remilin, konkurrenti: Ky gjest tregon kush je në të vërtetë

19/12/2022 18:38

Trazirat në “Përputhen” duket se nuk kanë të mbaruar ditët e fundit. Pas shuplakës së shumëpërfolur nga Lea, e cila goditi Irisin, ditën e sotme gjakrat janë tensionuar mes Loridës dhe Remilit, ku ky i fundit u lag me ujë nga konkurrentja.

Ngjarja ndodhi teksa po zhvillohej një takim në studio mes konkurrentëve dhe në diskutim e sipër debati u tensionua dhe Lorida nuk duroi më dhe i derdhi Remilit ujin në fytyrë.

Lorida: Unë kam qenë e njëjta gjatë gjithë kohës, ku ka qenë ndryshimi im?

Remili: Në çdo gjë, ti e the dhe vetë.

Lorida: Ai që ka ndryshuar në këtë studio ndaj meje je ti, nuk e di nga të ka ardhur ai mllef ndaj meje. Po të paralajmëroj edhe diçka, të kam thënë që nëse guxon të tallesh me mua do të flasim ndryshe bashkë, ti çfarë bëre?

Remili: Kur jam tallur unë me ty? Të kam dhënë ndonjëherë shpresë kaq të  madhe sa të vish afër meje.

Lorida: Më ke ulur, më ke ofenduar, je rallur teksa thoshte Eda papagall dhe ja miratoje fjalën.

Remili: Unë vetëm kam thënë se dua vajza të forta jo të tilla që emocionohen se dua të kaloj jetën me të jo vetëm një muaj.

Lorida e lag me ujë: Te dhembi ky gjesti?

Remili: Mua më bëhet qejfi për këtë gjest, ti tregove kush je, nuk më dhembin veprimet e tua, ti nuk di të kontrollosh veten. Çfarë e do një njeri që s’di të kontrollojë veten.

Lorida: Unë më mirë të dënohem nga publiku se sa të ruhem e të vendos barriera. Unë tregoj se kush jam. Unë e di që do të gjykohem por kjo jam unë.

 

 

 

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA