Me rastin e marrjes së trofeut të lakmuar këtë të diel, pas suksesit të Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë transparente, mbi fanelën e Albiceleste-s. 

Një veshje e dhënë pak çaste më parë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.

Kjo pelerinë, e cila e befasoi Messin, në fillim i hutuar, është një bisht, një pallto tradicionale arabe, e veshur nga burrat për raste të veçanta. Ajo është gjithashtu e lidhur me mbretërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA