Në këtë kohë lufte dhe periudhë festash ukrainasit kanë zgjedhur të vendosin një pemë simbolike të krijuar nga rrjeta kamulazhi nga vullnetarë, në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.
“Kjo është shumë simbolike të vendosësh një pemë krishlindjesh në këtë periudhë për t’ju kundërpërgjigjur armiqëve tanë. Kjo është një ‘pemë Krishtlindjesh e pamposhtësisë’, tha një vendas.
Rrjetat e kamuflimit do t’u dërgohen ushtarëve kur pushimet të kenë mbaruar.
‘Në këtë vend nuk ndihet aspask atmosfera festive e Krishtlndjeve, por presim që të vijë fitorja, të besojmë që mrekullia mund të ndodhë. Ne besojmë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, ne besojmë në fitore. Ne duam të festojmë jo vetëm Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por duam të fitojmë dhe fitoren”, tha një tjetër.
Pema është krijuar sipër një monumenti që ka qenë mbuluar me rërë që prej fillimit të luftës.
Top Channel