Kreu i Bashkisë Erion Veliaj nënvizoi se sot edhe kundërshtari më i madh i administratës së qytetit, është më i pasur.
Në konferencën mbi të ardhmen e ndërtimit në Tiranë, Veliaj u shpreh se investimet e bëra nga Bashkia e Tiranës në këto shtatë vite kanë bërë që prona të marrë një vlerë të shtuar.
“Vetëm duke ndenjur në shtëpi e duke sharë, kundërshtari ynë është bërë dy herë e gjysmë më i pasur se ç’ka qenë para 7 viteve. Si ka ardhur kjo? Qyteti është më i pastër, ka më shumë investime, disa zona ikonike kanë pasur një rritje eksponenciale të vlerës, siç ka qenë Bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri apo zona e Kalasë, zona e Liqenit, pjesa e Liqenit të Thatë, Kopshti Zoologjik etj”, tha Veliaj.
Top Channel