Bashkimi Evropian u ka dhënë prodhuesve të telefonave një afat deri në 28 dhjetor 2024 për të miratuar një karikues të përbashkët për pajisjet telefonike.

BE-ja ra dakord më parë se pajisjet e reja elektronike portative do të duhet të përdorin një karikues të përbashkët në vjeshtën e vitit 2024.

Tani ligji ka hyrë në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe bashkë me të është caktuar një datë e saktë për kërkesën.

Kompanitë si Apple, iPhone-ët e të cilëve përdorin një karikues të prodhuar nga Apple, nuk do të jenë në gjendje të shesin pajisje të reja në BE pas datës së caktuar nëse nuk përdorin një kabllo universale.

Greg Joswiak, nënkryetari i lartë i Apple i marketingut në mbarë botën, i tha më parë Wall Street Journal se kompania do të binte dakort me ligjin me ligjin.

Rregulli i ri do të mbulojë një sërë “elektronike portative të vogla dhe të mesme”, sipas BE-së, të tilla si telefonat, tabletët, kufjet dhe pajisjet lodra.

Ky ndryshim është diskutuar me vite, dhe është nxitur nga ankesat e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, të cilët është dashur të përdorin karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se një karikues i vetëm i baterive, mund t’ia kursejë tregut të konsumatorëve 250 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA