Qershorin e vitit 2018, zëvendësministrja bullgare e Punës dhe Politikës Sociale Rositsa Dimitrova dha papritur dorëheqjen.
Diomitrova vendosi t’i jepte fund me largimin nga posti polemikave që e kishin shpërthyer lidhur me një udhëtim të saj me avion për një konferencë në Nju Jork.
Zyrtarja e lartë kishte blerë biletën në minutën e fundit, ndaj dhe ajo shkoi më shtrenjtë: 8300 leva apo mbi 4.200 euro, para këto të cilat kritikët ia kujtuan disa herë se ishin paguar nga taksapaguesit bullgarë. Bileta ajrore u ble shumë vonë, edhe pse angazhimi për të marrë pjesë në konferencë datonte disa muaj më parë.
Me shpenzime të tjera, udhëtimi i Dimitrovës në Konferencën e 11-të Botërore të OKB-së për Konventën e Personave me Aftësi të Kufizuara kushtoi afërsisht 9000 leva.
Ish ministrit britanik të energjisë, Chris Huhne iu shkatërrua karriera për një gjobë të papaguar tejkalimi shpejtësie. Në 2013-tën, Huhne u përball me rrezikuan e burgosjes, përveç fundit poshtërues të karrierës politike, pasi u deklaruar fajtor për tentativën e pengimit të drejtësisë me shmangien e ndëshkimit për episodin e ndodhur 10 vjet përpara kësaj.
Prokurorët e çështjes qenë shprehur asokohe se dhe ish bashkëshortja e tij, Vicky Pryce, do të ndiqej gjithashtu penalisht për akuzat se kishte dashur ta mbulonte ngjarjen duke zgjedhur t`i hiqeshin asaj pikët të patentës për tejkalimin e tij të shpejtësisë, që datonte në 2033-shin.
Ish ministri francez i buxhetit, Jerome Cahuzac, i caktuar t`i vinte fre evazionit fiskal, dha dorëheqjen e më vonë u dënua edhe me tre vjet e gjysmë heqje lirie pasi u zbulua se mbante një llogari bankare të padeklaruar në Zvicër, për t`i shpëtuar taksave edhe vetë.
Ministrja Australiane e Shëndetësisë Sussan Ley u dorëhoq janarin e 2017-tws pasi përdori një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në Gold Coast të Queensland.
Katër vjet më parë, ministri britanik i zhvillimit ndërkombëtar, Lord Bates, ofroi dorëheqjen e tij vetëm se arriti 60 sekonda me vonesë për një debat në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit anglez.
Top Channel