Sipas psikologëve, ka një mënyrë efikase për ta bërë dikë të ndryshojë mendim

10/12/2022 16:42

Përveç se ka qenë filozof shumë i njohur, shpikës, matematicien dhe fizikan i shekullit të 17-të, Blaise Pascal ka qenë edhe shumë para me mendime në kohën e tij.

Por duket se mendimtari francez kishte një aftësi edhe për psikologjinë.

Siç thekson “Brain Pickings”, Pascal përcaktoi mënyrën më efektive për të bërë dikë të ndryshojë mendje, shekuj përpara se psikologët eksperimentalë të fillonin të studionin zyrtarisht bindjen e tij.

Pascal kishte zbuluar një metodë se si mund ta ndryshojë mendjen e çdo njeriu, vetëm duke përdorur disa truqe të thjeshta, të cilat mund të përdoren edhe sot.

“Kur dëshirojmë t’i tregojmë dikujt se e ka gabim, fillimisht duhet të kemi parasysh se nga cila pikëpamje e shikon ai çështjen, sepse ajo pikëpamje është zakonisht e vërtetë. Pastaj pranojeni të vërtetën, por gjithashtu tregojini anën e cila nuk është e vërtetë. Ai kënaqet me këtë sepse e kupton se nuk e ka pasur gabim, thjesht nuk i ka parë të gjitha anët…”, shkruan ai në librin e tij “Pensees”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA