Kryeministri i vendit Edi Rama ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, ku është takuar me presidentin Ilham Aliyev.
Kryeministri ka falenderuar Aliyev për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, shkruhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Presidenti azer e priti kyeministrin me një dhuratë të veçantë: një pikturë me elementë shqiptarë, autorja e së cilës është vajza e tij.
Dy javë më parë, ambasadori i Azerbajxhanit njoftoi se Presidenti Ilham Aliev miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.
Më 15 nëntor ishte hera e parë që Aliev erdhi në Shqipëri, aty ku u mirëprit nga Presidenti Begaj, një takim i cili shënon një një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.
Top Channel