“Kërcimi i pëllumbave”, Tite: Do vazhdojmë ta bëjmë në çdo gol!

08/12/2022 16:49

“Kërcimi i pëllumbave”, mënyra se si ekipi i Brazilit feston pas golave dhe fitoreve, në të cilën u përfshi edhe trajneri Tite, gjatë ndeshjes Brazil-Kore e Jugut bëri xhiron e botës.

Duke folur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, Tite theksoi se është në kulturën e Brazilit që golat t’i festosh me kërcim.

“Është në kulturën braziliane kur shënon një gol. Nuk është kurrë mungesë respekti. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrën tonë, sepse nuk po tregojmë mungesë respekti ndaj askujt.”-deklaroi ai.

Top Channel