Ideja për t’u larguar nga kombëtarja, reagon Ronaldo: Jemi shumë të bashkuar për t’u përçarë!

08/12/2022 18:23

Cristiano Ronaldo mohon zyrtarisht zërat se ishte pranë largimit nga kombëtarja në momentin që trajneri Fernando Santos vendosi ta ulë në stol për sfidën e 1/8-tave ndaj Zvicrës.

Sulmuesi thekson se asgjë nga ato që janë shkruar në media nuk janë të vërteta ndërsa shton se grupi i kombëtares është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga lajme të pavlera.

“Ky grup është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga forca të jashtme. Jemi një komb shumë i guximshëm dhe nuk intimidohemi nga kundërshtarët. Këtu bëhet fjalë për një skuadër të vërtetë e cila do të luftojë për ëndrrën e saj deri në fund”, u shpreh Ronaldo.

Në këtë formë, Ronaldo kërkon të shfaqet edhe njëherë lider i Portugalisë edhe në çështjet jashtë fushës së blertë, teksa kapiteni synon të ruajë harmoninë e grupit dhe të vendosë kombëtaren para dëshirës personale për të luajtur në çdo ndeshje të Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA