Kafshët shtëpiake shpesh quhen “foshnjet me gëzof” të pronarëve të tyre pasi kanë një ngjashmëri kaq të çuditshme.

Shkenca dhe psikologjia i kanë dhënë fund shpjegimit të këtij fenomeni.

Në një eksperiment të psikologut Michael Roy nga Universiteti i Kalifornisë San Diego zbuloi se kjo ngjashmëri vjen sepse njerëzit kanë më shumë gjasa të adoptojnë një kafshë nëse ajo u  ngjan atyre.

Për projektin e tij, ai shkoi në tre parqe qensh dhe fotografoi veçmas kafshët me gëzof dhe pronarët e tyre.

Më pas, ai i kërkoi një grupi njerëzish që të përpiqeshin t’i përputhnin ato. Ai zbuloi se njerëzit shpesh mendonin se cili qen i përkiste cilit pronar.

Rezulton se ne dukemi si kafshët tona shtëpiake, pasi nëse dikush sheh fytyrën e tij në pasqyrë çdo ditë, kjo mund të jetë arsyeja pse ne pëlqejmë dhe zgjedhim kafshë shtëpiake me karakteristika të ngjashme, sipas studimit.

Ekziston një studim tjetër që e mbështet këtë pretendim. 261 grave iu kërkua të zgjidhnin se cilën racë qensh preferonin, dhe ato zgjodhën qentë me karakteristika të ngjashme.

Ne i kemi edukuar kafshët tona shtëpiake që të jenë si ne në shumë mënyra, aq sa ndiejmë një lidhje të fortë emocionale dhe natyrore me këto kafshë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA