Dalic: Brazili duhet të ketë kujdes, do ia vështirësojmë punën!

08/12/2022 17:02

“Brazili është favorit. Ata kanë vetëbesim, entuziazëm, lojtarë cilësorë dhe gjithashtu kanë rikthyer Neymar.”-kështu e nisi konferencën për mediet në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic.

Më tej ai theksoi se pavarësisht nivelit që brazilianët kanë si ekip, djemtë e Kroacisë kanë për t’ja vështirësuar shumë punën.

“Në çdo rast ne mund t’u bëjmë atyre një ndeshje të vështirë. Unë nuk mendoj se presioni i vazhdueshëm ndaj tyre është shumë i zgjuar, por as nuk duhet t’u japim atyre shumë hapësirë. Ne do të përpiqemi t’i kontrollojmë me mençuri. Shanset nuk janë saktësisht 50%, por ne nuk arritëm në këtë pikë të turneut pa e merituar“-deklaroi Dalic./ Su[er Sport

Top Channel